DASH për situatën në veri: Kosova dhe Serbia t’i shmangin tensionet - NACIONALE

DASH për situatën në veri: Kosova dhe Serbia t’i shmangin tensionet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qe disa ditë në pjesën veriore të Mitrovicës po ndodhin incidente të dhunshme. Sulmet sipas organeve kosovare po kryehn nga bandit kriminale që veprojnë në veri. E për gjithë këtë situatë kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

ShBA-të po i dënojnë incidentet e dhunshme të ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Kështu përciell VOA përmes një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit për shërbimin serb të Zërit të Amerikës.

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t'i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet.”, citon VOA zëdhënësin.

E rritja e tensioneve në veri të Kosovës ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve më 18 dhjetor dhe autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre, gjë që është kërkuar edhe nga diplomatët perëndimorë.

Lajme të ngjashme