Dardan Sejdiu: Qasja se ia dalim edhe pa Amerikën është problem i madh
Opinionisti Dardan Sejdiu ka kritikuar ashpër qasjen e pushtetit aktual se Kosova mund t’ia dalë edhe pa përkrahjen e ShBA-së.
“Tjetër çka është ky diskursi kontaminues e toksik që e kemi ndërtuar tash e sa vjet në diskutimet tona, dhe tash u bë goxha e parëndësishme se çka thotë Amerika, sepse tash e ngojna çka thotë kryeministri dhe i ngojna këta kundër kryeministrit, por realiteti është i thjeshtë: siguria jonë varet kryekëput nga interesimi i Amerikës për të na e ofruar atë”, u shpreh ai në Klan Kosova.
“Ka të bëjë me naivitetin e deputetëve të partisë në pushtet në deklarim. Se ata edhe mund të mendojnë kështu, kanë të drejtë të mendojnë. Krejt këta që deklarohen në mbrojtje të një situate çfarë jemi, pas asaj deklarate për shtyp të Ambasadës, mendoj që në rastin më të mirë janë naivë, e në rastin më të keq mund të flasim për një situatë më të rëndë”, tha ai.