Dardan Molliqaj: Tendenca e Gjykatës Speciale ka qenë përbaltosja dhe kriminalizimi i UÇK-së - NACIONALE

Dardan Molliqaj: Tendenca e Gjykatës Speciale ka qenë përbaltosja dhe kriminalizimi i UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj mendon se është rivërtetuar disa herë që Gjykata Speciale ka një tendencë kriminalizimi ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është rivërtetuar që vendimet e Gjykatës Speciale dhe këtyre dhomave janë vendime problematike sa u përket konventave ndërkombëtare dhe ligjeve ndërkombëtare për krimet gjatë luftës. Ne besojmë e lufta e UÇK-së është e drejt. Nuk merremi me termat ‘luftë e pastër’, ‘luftë e papastër’, lufta e UÇK e drejtë ka qenë dhe tendenca kryekuput e kësaj gjykate dhe këtyre Dhomave të Specializuara është për ta ndërruar këtë përpjekje dhe për ta përbaltosur e për ta kriminalizuar atë”, ka deklaruar Molliqaj në Debat Plus.

Kryetari i PSD-së ka thënë se formulimi i këtij tribunali është unik ngase i njëjti ishte fromuar më vonë dhe jo menjëherë pas fundit të një konflikti siç ndodhë zakonisht.

Molliqaj ka shtuar se nuk ka pasur tribunal që nuk ka pasur të përcaktuar kohëzgjatjen dhe në këtë, jo vetëm që ishte përcaktuar koha por edhe për sa duhet të hetohet dhe për sa duhet mbyllur. Por sipas tij, subjekt hetimi mbetet UÇK-ja.

Kosova ka themeluar një gjykatë e cila e ka subjekt të hetimit UÇK-në…në momentin që krijohet një gjykatë që ka subjekt një subjekt në fjalë qysh është lufta çlirimtare përkatësisht, UÇK-ja.. kjo është ndaj UÇK-së”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se të shtunën e 24 dhjetorit, Partia Socialdemokrate do të organizoj protestë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.

Lajme të ngjashme