Dardan Molliqaj: Jemi në prag të ndarjes etnike dhe Asociacionit - NACIONALE

Dardan Molliqaj: Jemi në prag të ndarjes etnike dhe Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partise Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se jemi në prag të ndarjes etnike dhe Asociacionit.

Keto komente Molliqaj i ka bër në Facebook, pas situatës në veri të vendit, e në përvjetorin e vdekjes së ish aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Postimi i Molliqajt:

Kujtimi më i mirë dhe nderimi më i madh që mund t’i bëhet jetës dhe aktivitetit politik të Astritit është angazhimi për drejtësi dhe vazhdimi i betejave që Astriti i besonte, dhe për të cilat angazhohej pa kompromis.

Por, ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Sot jemi në projektin politik që e kërcënon të ardhmen e vendit. Jemi në prag të ndarjes etnike. Jemi në prag të segregimit. Jemi në prag të Asociacionit.

Në ndërkohë që përveç keqpërdorimit të vdekjes së shokut tonë, asnjë hap për vendosjen e drejtësisë nuk ka ndodhur. Kjo lë të kuptohet që zbardhja e rastit nuk i konvenon pikërisht këtyre në VV, sepse pastaj e humbin rolin që ia kanë caktuar vetës në histori: misionarë e të persekutuar." ka shkruar Molliqaj.

Çka ndodhi sot në veri?

Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtune, e ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri.

Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policor të Kosovës nga veriu i vendit. E një vendim i rëndësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim: Lista Serbe ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës. "Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri", theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Ky takim i thirrur nga Lista Serbi vjen pas vendimit të institucioneve të Kosovës për të suspenduar Nenad Gjuriqin, drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, pasi i njëjti refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Rakiq, kryetar i Listës Serbe, tregoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Veprimi i Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për targat në disa faza, i ka zhgënjyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Ata kanë thënë se Kosova ka të drejtë për zbatimin e ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës, por se kjo duhet të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale në Kosovë, i shkallëzuar në katër pjesë, i cili ka filluar të zbatohet më 1 nëntor, ka sjellë telashe në terren, policët serbë që kanë refuzuar zbatimin e saj.

Lajme të ngjashme