Dallim vit-drite larg: Mikullovci lejonte replika në seancë konstitutive, Dehari çartet në sekondë - NACIONALE

Dallim vit-drite larg: Mikullovci lejonte replika në seancë konstitutive, Dehari çartet në sekondë

1 vit më parë

nga NACIONALE

  • “Polemikë, Albin Kurti do të përgjigjet. Ky nuk është debat”.
  • “Urdhno zoti Veseli, më fal të lutna, por s’kam qare pa i dhanë fjalën”.

Këto fjalë të mësipërme janë të (të ndjerit) Adem Mikullovci, Kryesues i seancës konstitutive të legjislaturës së shtatë (2017-2019), thjesht nga virtyti i moshës, që vinte nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancë konstitutive me Rregullore të Kuvnedit nuk lejohet debat, pasi është seancë solemne për themelimin e organeve të reja: por, Mikullovci – në dijeni të krej kësaj – kishte interpretim liberal dhe mirëkuptues për situatën ku gjendej kuvendi.

“Nuk lejohet debat”, e prente Mikullovci, por “urdhno Albin” dhe “urdhno zoti Veseli” e vazhdonte ai për t’u lënë hapësirë krerëve të partive (dhe të tjerëve) të shprehnin predikamentin politik të kohës.

“Polemikë, Albin Kurti, do të përgigjet. Ju lutem, nuk ka debat në këto seancat konstitutive. Ky nuk është debat. Po flasin vetëm kryetarët e partive. Debat s’ka”.

Dhe Albin Kurti merrte fjalën.

Pasi ky i fundit e kreu, ai fjalën sërish ia jepte Kadri Veselin sepse “më falni por s’kam qare”.

“Urdhno zoti Kadri Veseli, por të lutem dy minuta, më fal të lutna, s’kam qare pa i dhanë (fjalën). S’ka polemikë. Urdhno”, vazhdonte ai.

Dhe, brenda suazave të së lejueshmes, zhvillohej fërkimi politik.

Por, deri në absolutitet – dhe në arbitraritet të paparë – e ka çuar kryesuesi i tashëm i seancës konstitutive, Avni Dehari, i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky i fundit shpreh mosdurim të thellë ndaj çdokujt që shqipton një fjalë goje përtej skenarit që ia ka skicuar Vetëvendosje për të ashtuquajturin “Komision për Votim të Fshehtë”, shkelje kjo kushtetuese e konstatuar në Aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“Regjia ndalja mikrofonin”, e pren në momentin që veshët e Deharit dëgjojnë çka ai s’do. Plot pesëdhjetë e një herë, Dehari e ndëpret arbitrarshëm seancën konstitutive për këtë komision për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun që s’ka vota.

Seanca e djeshme konstitutive u mbyll veçse kërkoi me këmbëngulësi fjalën deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

“Rregullorja nuk e lejon”, “Regjia ndërpreja fjalën”, “Liroje foltorën” – janë fjalët që Dehari me mosdurim të thellë i drejton regjisë së kuvendit për t’ua ndaluar mikrofonat.

Dehari, Arbitër i Shtetit

Tashmë qe katëre muaj, Dehari e mban këtë të ashtuquajtur “komision për votim” të fshehtë që thotë ta ketë vendosur pasi Albulena Haxhiu dështoi gjashtë herë në votim të hapur. Por, ky komision ka dështuar tash 50 herë, por s’tërhiqet.

Mësonjësi i gjuhës shqipe me profesion e pati një përplasje me me hiç më pak se konstitucionalistin, Përparim Gruda – deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ky i fundit i doli me Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, për t’ia lexuar se çfarë thotë dhe çfarë duhet të veprojë Dehari.

Por, Dehari, në rol të “Arbitrit” të shtetit, ia ndërpreu me zell me mikrofonin.

Qe qysh u zhvilua..

Gruda: “Ju lutem të përmbaheni për 10 sekonda të bëj një sqarim”

Dehari: “Vetëm propozim”

Gruda: “Jemi në seancë ne 46 dha na duhet me u përmbajt sepse njerëzit presin nga ne zgidhje. E 46 herë, unë e kam këtu Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Dehari: “Ju lutem propozoni, përndryshe ndërpritet. Nuk ka, ndërprejani (regjia). Ndërpritjani”.

Gruda: “E kam këtu Aktgjykimin e GjK-së që thotë që seanca duhet të zhvillohet sipas praktikës së deri taishme...”

Dehari: Regjia le t’ia ndërpresë...le t’ia ndërpresë mikrofonin”.

Gruda: “Pesë sekonda, m’e bë propozimin”.

Dehari: Nuk ka mundësi”.

Gruda: Po ta lë këtu një kopje (të Aktgjykimin të Gjykatës Kushtetuese”.

Dehari: Lej çka dush. Shko. Nuk ka nevojë.

Gruda: Qe ku e ke, s’ke nevojë as me lexu krjet, i ke të nënvizume.

Lajme të ngjashme