Daçiqi: As s’do ta njohim Kosovën, as s’do e lejojmë të anëtarësohet në OKB
Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme, ka folur rreth dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
Dhe, dorën në zemër, nuk ka thënë asgjë të re. Ai ka përsëritur deklaratat e vjetra, tashmë të shndërruara në bajate.
Daçiqi ka theksuar se Serbia nuk do ta njeh Kosovën dhe as nuk do të lejojë të anëtarësohet në OKB.
“Do ta përsëris edhe një herë – ne nuk do ta njohim pavarësinë e shpallur “në mënyrë të njëanshme” të Kosovës as në mënyrë eksplicite e as implicite, as nuk do të lejojmë që “krahina jonë jugore” të bëhet anëtare e OKB-së. Serbia ka të njëjtën të drejtë si çdo vend tjetër në botë që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka pretenduar ai.