Daçiq: Një shtet tjetër shpejt e tërheq njohjen për Kosovën - NACIONALE

Daçiq: Një shtet tjetër shpejt e tërheq njohjen për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Së shpejti, edhe një shtet tjetër do të tërheq njohjen për Kosovën, ka pretenduar Ivica Daçiq për Tanjugun së fundi.

Pas ardhjes së Qeverisë Kurti II në pushtet, Kosova nuk ka marrë njohje tjetër përveç asaj të Izraelit që ishte derivat i marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Washington.

Autoritetet serbe thanë më herët se në një moment të caktuar do të njoftohet se cilat shtete do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, si shtesë për ato shtete që tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.

Daçiq edhe më herët kishte thënë që këtë vit Serbia do të vazhdonte përpjekjen e vështirë diplomatike e politike në lidhje me integritetin dhe sovranitetin e saj.

Në anën tjetër nuk ka pasur koment nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë për këtë fushatë armiqësore nga Republika e Serbisë.

Lajme të ngjashme