Daçiq, ministres shqiptare: Po e inkurajon Kurtin për provokime të mëtejshme - NACIONALE

Daçiq, ministres shqiptare: Po e inkurajon Kurtin për provokime të mëtejshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i ka reaguar kryediplomates shqiptare Olta Xhaçka, e cila i ka dënuar kërcënimet ushtarake të Serbisë ndaj Kosovës.

Kryediplomati serb ka thënë se Xhaçka është dashur të ia kujtojë Albin Kurtti obligimet që ka në nga procesi i dialogut në Bruksel.

“Ajo nuk ia ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet relevante, si dhe obligim për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e të mos dërgojë njësite shqiptare të armatosura në veri dhe të mos arrestojë serbë vetëm se janë serbë”, ka thënë Daçiq për “Tanjug”.

Sipas tij, Shqipëria po e nxitë Kurti për provokime të reja.

“Në vend që ta paralajmërojë që të mos e kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon, ministrja shqiptare e inkurajon atë për provokime të mëtejshme. Prandaj ajo dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjithçka që po ndodh dhe mund të ndodhë në Kosovë”, është shprehur ai.

Daçiq ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka për paqen.

Lajme të ngjashme