Daçiq e mbron Radoiçiqin: Ekstradimi në Kosovë është absolutisht i pamundur
Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, është pyetur rreth mundësisë së ekstradimit në Kosovë të Milan Radoiçiqit, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Kosova për sulmin e amratosur në Banjskë të Zveçanit, ku ra në krye të detyrës rreshteri Afrim Bunjaku.
Daçiqi e ktheu një përgjigje të mbushur me qëndrime kundër Kosovës.
Ai tha se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe se ekstradimi është absolutisht i pamundur.
“Nuk e di nëse e kuptoni se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe kjo është absolutisht e pamundur. Ne nuk kemi bashkëpunim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit…Gjithçka që bëjmë, e bëjmë me EULEX-in dhe kështu kemi marrë, kemi kërkuar dhe kemi ofruar informata lidhur me ato preocese” – tha ai.