Daçiq: E drejta për të formuar Asociacionin është arritja më e madhe që nga viti 1999 - NACIONALE

Daçiq: E drejta për të formuar Asociacionin është arritja më e madhe që nga viti 1999

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka folur për mediat serbe pas takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Ai ka thënë se garanca nga Bashkimi Evropian për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe është arritja më e madhe e shtetit serb që nga viti 1999.

“E drejta për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe është arritja më e madhe për të cilën kemi luftuar që nga viti 1999. Kjo është arsyeja pse ne e nënshkruam Marrëveshjen e Brukselit dhe ajo që u garantua nga Bashkimi Evropian.” - tha Daçiq për Tanjug.

Në anën tjetër, presidenti Vuçiq pas takimit me kryeministrin Kurti, në një paraqitje para gazetarëve, tha se kreu i ekzekutivit kosovar refuzoi të flasë për Asociacionin.

"Do të takohemi prapë me datën 18. Ka qenë një takim i vështirë. Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin." - tha ndër tjerash Vuçiq.

Lajme të ngjashme