"Çuditet" Mimoza Kusari për emërimin e Sylqës në Hidrodrini: Kur është emëru?
Qeveria ka emëruar të enjten drejtorin dhe anëtarët e bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Hidrodrini” në Pejë.
Pas emërimit të drejtorit dhe anëtarëve të bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Hidrodrini” në Pejë, ka reguar edhe Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Njëri nga anëtarët e emëruar është edhe Driton Sylqa, për të cilin mediat kanë thënë se është anëtar i partisë Alternativa të Mimoza Kusari-Lilës dhe se ka shërbyer si asamblist në Komunën e Pejës nga kjo parti.
Ajo në një përgjigjie për tëvë1 ka thënë se nuk ka informatë për emërimin e tij.
“Jo, nuk e di për çfarë lajmi po flisni. Kur është emëru? Nuk e kam pasë atë informatë, absolutisht jo. S’kam qysh me iu përgjigj kur nuk e kam pasë informatën fare e leje ma që kam mujt me pasë diçka në këtë emërim”, ka thënë Kusari-Lila.