Çudit Haki Abazi: Ekstraterrorialiteti i Kishës serbe lidhet me arin, argjendin e linjitin - NACIONALE

Çudit Haki Abazi: Ekstraterrorialiteti i Kishës serbe lidhet me arin, argjendin e linjitin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Haki Abazi, deputet i rebeluar i LVV-së, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar marrëveshjen evropiane, duke u ndalur në çështjen e ekstraterritorialitetit të kishës ortodokse serbe.

Abazi ka treguar një arsye, që sipas tij, qëndron prapa kërkesës për njohjen e statusit të kishës ortodokse serbe. Sipas Abazit, e gjitha lidhet me miniralet e rralla në tokën e Kosovës.

“Në çdo vend ku ka pasuri e minerale nëntokësore në tokën e Kosovës, krajli serb ka vendosur kolonizator serb. Grancanica, Novobërda, Peja, Mitrovica, Shterpca, Kllokoti, Obiliq dhe vendet tjera ku ka ari, argjend, krom, boksit, linjit, minerale të rralla,- Kjo është arsyjea e extraterritorialitetit për pronat e kishës ortodokse. Kjo është forma për mos me lanë Kosovën me u zhvillu e me u largu popullata shqiptare.” – theksoi ai.

Lajme të ngjashme