Cramon, Kurtit: Kështu qenka qeverisja? Këto janë manovra të rrezikshme - NACIONALE

Cramon, Kurtit: Kështu qenka qeverisja? Këto janë manovra të rrezikshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zgjedhja legalisht dhe juridikisht por me përqindje minimale të votave nuk u jep legjitimet kryeatarëve të rinj në tri komunat veriore të hynë në ndërtesa komunale me forcë, tha sërish në një konferencë për media Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Eurodeputetja tha se prania e madhe policore në ruajtjen e ndërtesave komunale është një “absolutisht e papranueshme”.

Veprimet e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me doemos e me forcë ato objekte komunale, Cramon i vlerësoi për “manovra të rrezikshme” teksa shtroi pyetjen se “a është kjo mënyra e duhur për të qeverisur?”.

Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasja ta sigurojnë më forcë, askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, tha Cramon.

“Qeveria po bën manovra të rreyikshme. Duhet ta pyesë veten se a është kjo mënyra e duhur e qeverisjes. Dialogu është e vetmja zgjidhje për të dalë prej situatës. Të gjitha palët konstruktive duhet të ulen për t’i zgjidhur këto probleme”.

Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, nxeu pasionet e shumë kujt ditën e djeshme kur kur me një fjali në bisedë e sipër me dy pjesëtarë të njësisë speciale të Kosovës tha “çfarë dreqin ju solli këtu”. Një fjali si kjo nxeu shumë deputetë si Dimal Basha, Artan Abrashi e Mimoza Kusari.

Ishte një situatë krejtësisht jo e duhur, kishte shkolla aty, kishte shtëpi banimi, dhe kishte njerëz totalisht të informuara, automjete të blinduara, që për të gjithë neve ishin absolutisht të papranueshëm, edhe për njerëzit ishte e frikshme, dhe pyes ‘çfarë dreqi po bëni këtu’ siç thash më herët po menjëherë në tjetrën fjali unë thash që unë e di nujk është se faji juaj, e nuk ndjeheni rehat, por megjithatë e bëra këtë pyetje, dhe mund ta bëjë këtë pyetje”, tha Cramon

Dje europarlamentarja ishte para ndërtesës komunale në Zveçan ku dënoi mënyrën e marrjes së ndërtesave komunale me forca të armatosura policore. Nëse ashtu hyhet në ndërtes, Cramon tha se “atëherë kryetarët kanë zero legjitimet”.

Mendoj se shumë gjëra shkojnë keq në këtë shtet nëse ky është realiteti, nëse shohim makina të blinduara, policë të armatosur rëndë, njësi speciale që 24/7 ruajnë ndërtesat komunale, ne vërtetë duhet të mendojmë për mundësi të tjera dhe opsione të tjera. Kjo nuk është të paktën ajo ne dhe BE-ja kemi në mendje. E di që është situatë e vështirë, siç e kam thënë më parë, Qeveria mund të ketë diçka tjetër në mendje, por si e zbatoi atë, nuk është në linjë me gjithçka, të paktën ne në BE do të donim të shihnim”, tha ajo.

Lajme të ngjashme