Çollaku: Nëse Kusarit iu imponua biseda nga partia e saj, të tregohet e sinqertë me publikun - NACIONALE

Çollaku: Nëse Kusarit iu imponua biseda nga partia e saj, të tregohet e sinqertë me publikun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Duke komnetuar biseden mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, osh-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se ndjen keqardhje për Kusari-Lilën.

Sipas tij, mbase për shkak të detyres që ajo ka, "ia kanë imponuar që të negociojë me Listën Serbe përmes Radojiçiqit".

“Mbase detyra si shefe e Grupit Parlamentar ia kanë imponuar që të negociojë me Listën Serbe përmes Radojicicit. Nëse kjo ka qenë e detyruar nga partia e saj që ta bëjë një veprim të tillë, duhet të tregohet e sinqertë me publikun dhe të sqarojë cila ka qenë çështja dhe urgjenca që ta përfshijë drejtpërdrejt Radojiqicin dhe kush nga kryesia e partisë a është Kurti apo dikush që Mimozën e udhëzon të negociojë me një njeri i cili është i ndjekur nga sistemi ynë penal”, deklaroi ai në "Pressing".

Lajme të ngjashme