Çka thuhet në Raportin e Progresit për Urën e Ibrit?
Në Raportin e Progresit për Kosovën është përmendur edhe çështja e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë.
Raporti thotë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për hapjen e urës së Ibrit.
Aty është përmendur insistimi i Kosovës për hapjen e urës së Ibrit në muajin gusht por gjithashtu është theksuar edhe qëndrimi i BE-së, qe ura duhet të hapet pasi palët të dakordohen në dialog.
“Kosova dhe Serbia pritet të angazhohen në mënyrë konstruktive për hapjen e urës së Mitrovicës për qarkullim të automjeteve. Gjatë gushtit 2024, Kosova ka insistuar për hapjen e menjëhershme të plotë të urës. Qëndrimi i BE-së mbetet se çdo vendim apo veprim për hapjen e tij duhet të bihet dakord dhe të koordinohet në kontekstin e Dialogut dhe me partnerët e sigurisë.” – thuhet në raportin e Progresit që ka parë Nacionale.