Çka tha Kurti për të dyshuarit serbë që po lirohen me kusht? - NACIONALE

Çka tha Kurti për të dyshuarit serbë që po lirohen me kusht?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe në lidhje me lirimet me kusht që po bëhen këto ditë të të dyshuarve serbë për sulme ndaj gazetarëve dhe trupave të KFOR-it në veri të vendit. Çka tha kryeministri?

Për dallim nga herët tjera, Kurti është treguar më i përmbajtur në deklaratat e tij duke u shprehur fillimisht si vijon:

“Unë nuk i kam parasysh hollësitë e lëndëve të veçanta dhe as detajet se qysh është marrë vendim i tillë.” – u shpreh kryeministri i vendit.

Megjithatë, ai kishte folur më herët në lidhje me disa prej të dyshuarve për krime.

Megjithatë, Kurti vazhdoi duke thënë edhe këto fjalë: “Natyrisht, ju e dini se në përgjithësi me Prokurorinë nuk jam i pakënaqur. Besoj që kanë treguar një lloj pasiviteti konstant.”

Ai më tutje vazhdoi duke thënë që Prokurorit duhej të jepnin përgjigje “se si bëhet që dikush qëndron në paraburgim për muaj të tërë, e dikush as një muaj ose as tre muaj, siç zakonisht bëhet vazhdimi i paraburgimit.”

Lajme të ngjashme