Çka tha Kurti në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime dhe cila ishte dëshira e tij? - NACIONALE

Çka tha Kurti në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime dhe cila ishte dëshira e tij?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të martën është mbajtur takimi i parë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka shprehur një dëshirë se çka dëshiron që të investohet në Kosovë. Megjithatë, nuk dihet nëse do të plotësohet dëshira e tij. Çka tha tjetër?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë takim fillimisht ka thënë se Qeveria e tij është e përkushtuar për të ndërtuar një platformë të fortë për dialogun publiko-privat.

Në këtë mbledhje është folur për planin vjetor, por që ky plan ende nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çka saktësisht përmban.

Kryeministri përmendi synimin për tërheqjen e investimeve të huaja, ku tha se ka rritje të tyre.

Vetëm gjatë tri viteve të fundit, investimet e huaja direkte janë dyfishuar, po ashtu edhe eksportet, ndërkaq raporti ndërmjet eksporteve dhe importeve është rritur nga gati 1 me 9 sa ka qenë, në edhe më mirë se 1 me 6.” – ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe sektorët të cilët duhet të promovohen si bujqësia dhe sektorët e ushqimit, shërbimet BPO (Business Process Outsourcing) dhe sektorët e prodhimit të lehtë.

Përveç kësaj, ai ka përmendur edhe investimet në energji të ripërtëritshme. Por, Kurti në këtë takim e shprehi edhe një dëshirë.

Ai ka thënë se Kosova dëshiron që të bëhet destinacion për prodhimin e automjeteve elektrike.

E për Kurtin, prodhimi i automjeteve elektrike mund të bëhet në Kosovë për shkak të fuqisë punëtore dinamike dhe me kostos konkurruese.

Gjithashtu ne dëshirojmë që të bëhemi destinacion i dëshiruar për prodhimin e automjeteve elektrike për shkak të fuqisë punëtore dinamike dhe me kosto konkurruese. Nuk është e rastësishme që në Kosovë kemi raste kur bizneset e caktuara importojnë lëndën e parë ta zëmë nga një vend siç është Austria, dhe prodhimin final e dërgojnë në një vend fqinj të Austrisë siç është Zvicra. Kostot operuese në Kosovë janë të ulëta, edhe sa i përket fuqisë punëtore që paguhet edhe sa i përket qiramarrjes e cila është përgjithësisht e lirë.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka folur edhe dialgoun mes sektori publik dhe privat.

“Dialogu i bazuar në vlera midis sektorit publik dhe atij privat është jetik për identifikimin e mundësive dhe zgjidhjen efikase të sfidave për zhvillimin e sektorit privat.”

Pra, ne jemi një Qeveri që nuk i sheh vlerat e ndara nga interesi, ne i shohim ato bashkë. Është e mundshme t’i kemi bashkë, ne e dimë që nuk janë e njëjta gjë. Vlerat dhe interesi nuk janë e njëjta gjë. Mirëpo nuk duam as vlera por pa interes, ku nuk ka përfitim, ndonjë farë lloj vetëmjaftueshmërie e vlerave por pa dobi materiale nuk është preferencë e jona. Por edhe nuk ka nevojitet një interes brutal i cili shpërfill çfarëdo vlerash. Ne besojmë që është e mundur t’i kemi të dyja këto dhe kjo duhet të jetë princip pune në dialogun tonë publiko-privat.” – ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se janë të përgatitur për të mirëpritur investitorët e huaj.

“Ndërsa përparojmë, Kosova mbetet e vendosur që të luajë një rol të rëndësishëm në skenën ekonomike rajonale dhe ndërkombëtare. Me një pozicionim strategjik në Evropën Juglindore dhe qasje në tregjet kyçe, së bashku me një fuqi punëtore të re, të shkathët dhe shumëgjuhëshe, dhe një ekonomi të hapur e të qëndrueshme, jemi të përgatitur të mirëpresim investitorët dhe partnerët që dëshirojnë të jenë pjesë e historisë sonë të suksesit.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme