Çka ndodhi më datën 10 mars përgjatë viteve? Të dhëna historike - NACIONALE

Çka ndodhi më datën 10 mars përgjatë viteve? Të dhëna historike

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dita e 10-të e këtij muaji dhe e 69-të në këtë vit kalendarik

Cilat janë ngjarjet kryesore që e karakterizan këtë datë përgjatë historisë? Cila prej tyre është më e rëndësishme? Çka duhet përmendur nga bota e muzikës e çka nga ajo e filmit?

Gazeta Nacionale ka bërë një përmbledhje të këtyre ndodhive dhe jua sjell përmes tekstit të mëposhtëm:

10 Mars

241 para erës sonë - Përfundoi ajo që në histori njihet si Lufta e Parë Punike. Romakët fundosin flotën kartagjenase për ta konfirmuar edhe zyrtarisht fituesin e luftës gjegjëse.

1783 - Aleanca "USS" nën urdhrat e kapitenit Barry fiton betejën e fundit detare të luftës revolucionare të SHBA-së në kepin Canaveral.

1861 - Udhëheqësi politik i Afrikës Perëndimore El Hadj Umar Tall pushton qytetin Segou, duke shkatërruar perandorinë Bambara të Malit.

1920 - Akti rregullativ i brendshëm i miratuar nga Parlamenti Britanik e ndan Irlandën në dy pjesë. Ky vendim nuk mirëpritet nga qarqet jugore, çka rezultoi me luftën një vjeçare anglo-irlandeze.

1952 - Grushtshteti në Kubë, i udhëhequr nga gjenerali Fulgencio Batista

FILM

1997 - Në rrjetin televiziv WB shfaqet premiera e "Buffy the Vampire Slayer", krijuar nga Joss Whedon dhe Sarah Michelle Geller.

MUZIKË

2015 - Familja e Marvin Gaye fiton padinë rekorde 7.3 milionëshe për shkelje të të drejtave të autorit kundër Robin Thicke Pharell Williams dhe T.I.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme