Çka mendojnë mjekët për deklaratat e Besnik Bislimit - NACIONALE

Çka mendojnë mjekët për deklaratat e Besnik Bislimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shumë mjekë gjerman po japin dorëheqje nga spitalet publike në shenjë paknaqësie me kushtet e punës. Ata po sistemohen në ordinanca apo klinika private. E pikërisht kjo situatë për disa mjekë e profesionistë të tjerë shëndetësor kosovarë mund të jetë e favorshme për ta lënë Kosovën e për të gjetur punë në spitalet shtetërore të Gjermanisë. Paga atje është 5 fish më e lartë se në Kosovë. Se Qeveria nuk po i del në krah kësaj kategorie u tha të premten nga vet Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi. E brenda 3 muajve të parë të këtij viti nga Kosova u larguan 62 mjekë.

Çdo dy ditë prej Kosovës largohet nga një mjek. Veç në tre muajtë e parë të këtij viti, vendeve evripiane ia kanë mësyrë 62 doktorë kosovarë, duke heçur kështu dorë nga puna e tyre në vendlindje.

Nga Oda e Mjekëvë konsiderojnë se këto largime po ndodhin ngase shteti nuk po bën asgjë për ta ndalur ikjen e trurit shëndetësor nga vendi.

“E dimë se çka u ka ofruar shteti këtyre profesionistëve. Sa i përket pagës, të githë janë të indinjuar por një pjesë e madhe e tyre punojnë në sektorin priva dhe mbulojnë nevojat. Por pas 10 viteve kemi me i pasë spitalet e mbyllura dhe injorimi i këtij problemi është çështja që më së shumti na brengosë neve”, thotë Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve kosovarë.

Por, se këta mjekë po largohen nga Kosova nuk i bën aspak përshtypje zëvendës kryeministrit të vendit, Besnik Bislimi.

Madje Bislimi e beri edhe gjetjen e vitit duke zbuluar se përse mjekët po e lënë Kosovën.

“Kanë ikur mjekët gjithmonë në Kosovë dhe do të ikin gjithmonë. Por, a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, por se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë”, ka thënë Bislimi.

Bislimi e quajti mobilitetin vlerë evropiane, ndërkaq tha se Projektligji i Pagave nuk do t’ua rrisë pagën mjekëve gjashtë mijë euro në tentim për t’i bindur që të mbeten në atdhe.

“Mobiliteti është vlerë e BE-së. Politikat kryesore të OECD -së dhe Bashkimit Evropian janë për të rritur mobilitetin e fuqisë punëtore. Projektligji i ri s’do ta bëjë pagën e mjekëve 6000 euro që me thënë tash se s’ke nevojë me shku”, thotë Bislimi.

OMK-ja fajëson Qeverinë për ikjen e mjekëve

Deklarata e zëvendëskryeministrit të Parë, Besnik Bislimi, kanë nxitura reagimin e mjekëve.

Përmes një reagimi, Oda e Mjekëve ka thënë se deklaratat e Bislimit janë mohim i gjendjes.

“Në kushtet që punojnë mjekët kosovar, pasigurinë sociale të cilën e ballafaqojnë çdo ditë, vështirësitë nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe rrezikshmëria në vendin e punës, të thuhet se mjekët kosovar migrojnë në Gjermani për shkak se mjekët gjerman braktisin Gjermaninë, është mohim i gjendjes së rëndë kronike dhe akute njëkohësisht”, thuhet në reagim.

Sipas OMK-së, braktisja e mjekëve kosovar ka disa arsye themelore e ndër to janë kushtet e punës dhe paga.

“Neglizhenca dhe nënvlerësimi i vazhdueshëm institucional që i është bërëe komunitetin mjekësor për vite me rradhë është shkak që sot vije deri te injorimi i fakteve të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë, siç është zhdukja dhe absorbimi i jashtëm i personelit shëndetësor në përgjithësi. Braktisja e mjekësve kosovar ka disa arsye themelore, e ndër to si më të rëndësishme janë kushtet e punës dhe ato socio-ekonomike që kanë të bëjnë me lartësinë e pagës”, thuhet më tej në reagim.

Mjekët gjermanë po ua lëshojnë vendin doktorëve kosovarë

Mbi katër mijë mjekë kryesisht gjerman u mblodhën të ejnjtën në Frankfurt në një protestë ku kanë kërkuar kushte më të mira të punës. Mbi 400 klinika në Gjermani kanë pezulluar punën e tyre dhe operacionet e planifikuara, duke përjashtuar urgjencat.

Sipas sindikalistëve, kjo situatë ka detyruar shumë mjekë të lënë punën në klinika dhe të hapin ordinanca të tyre private, ose të punojnë si punonjës në ndonjë qendër të kujdesit mjekësor. E spitalet publike në Gjermani rrezikohet që të mbesin pa profesionistë shëndetësorë.

Por, jo situatë mund të jetë shumë e favorshme për mjekët kosovarë për t’u punësuar në Gjermani.

Sipas asociacionit Marburger, shumë mjekë po zgjedhin kontrata me “80 për qind”, të cilat iu mundësojnë që të punojnë më pak orë dhe të bëjnë jetë më të qetë pas pandemisë.

Asociacioni ka kërkuar që rritja e pagës për mjekët të jetë 5.5 për qind gjatë këtij viti, si dhe kufizime në numrin e rasteve kur një mjek mund të jetë në “gatishmëri” derisa nuk është në detyrë.

Por çka deklarojnë mjekët kosovarë për deklaratat e Bislimit?

Leonard Bytyqi, kardiokirurg në QKUK i ka quajtur të gërditshme deklaratat e Bislimit për mjekët.

“Por unë po motivohem edhe më shumë mos me ik prej këtij vendi, qoftë edhe pa pagë hiq do të punojmë, e cifti i këtij edhe i plot tjerve s'kanë me mujt me na gërdit atdheun”, thotë Bytyqi.

E ai mjekë që sot vendos që të qendrojë në Kosovë lirisht mund të quhet hero. Kështu po deklaron doktori Arber Vokrri.

“Çdo minutë që mjeku kosovar e zgjedhë me jetu në Kosovë është akt patriotik, e me siguri edhe heroik. Por dita-ditës këta heronj po rrallohen. E përmasa e ikjes së mjekëve kosovarë larg familjeve dhe vendit (rreth 1000 ndodhen në Gjermani) nuk spjegohet me teorinë e mobilitetit të fuqisë punëtore. Thjeshtë, është zor me e bo heroin çdo ditë. Jo veç n'ballafaqim me dërrmimin psiko-fizik nga vëllimi i punës, as me përballjen me varfërinë, por dhimbja është e madhe kur mjeku detyrohet me u ballafaqu me cinizmin e politikanëve, mediave, gjykatave, deri te ai i shoqërisë në tansi”, ka shkruar Vokrri pas deklaratave të Bislimit.

Kurse, mjeku tjetër, internisti Visar Berisha, thotë se deklaratat e Bislimit ia vyejnë inteligjencën.

“Përpjekja e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me relativizue shkuarjen e personelit tonë mjekësor jashtë vendi me idiomen e fluiditetit kapitalist, është totalisht e pa kryp dhe fymje e intelegjences. Njerezit po ikin kah kryet kambet se ata para teje dhe ti tash nuk ofroni siguri e as perspektive, djalosh!”, ka shkruar Berisha.

E, infektologja e QKUK-së, Jehona Krasniqi-Zhuti, habitet me krahasimin e Besnik Bislimit.

“Pra, zëvendëskryeministri Bislimi veç na e dha dritën e gjelbërt me e lshu personeli shëndetsor Kosovën se edhe në Gjermani ikin mjektë. Shumë normale për ta dukuria... Çfarë krahasimi”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se në tri vitet e fundit kosovarët janë braktisur nga plot 538 mantelbardhë.

Ndryshe sipas të dhënave, paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4000 euro.

Ndryshe, sipas odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 24 mijë e 92 punonjës shëndetësorë të licensuar dhe prej tyre 14 mijë e 966 janë gra dhe 9 mijë e 126 burra./Nacionale.com/

Lajme të ngjashme