Çka duhet të bëjë shteti urgjentisht në rastin e Sami Kurteshit? - NACIONALE

Çka duhet të bëjë shteti urgjentisht në rastin e Sami Kurteshit?

1 javë më parë

nga Arbër Ramadani

Jeni media kriminale të vrasësve me pagesë”. Kjo është fjalia që nxori nga goja Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, përfaqësues i kësaj partie në KQZ, drejtuar gazetarës së Gazetës Nacionale.

Për këtë akuzë, fyerje dhe ftesë për sulm ndaj gazetarëve që na qenkan punëtorë të vrasësve me pagesë, shteti ka në dorë të paktën dy mekanizma.

Shkarkim

Sami Kurteshi është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryesuesin e anëtarët aty mund t’i shkarkoj Presidenti i vendit sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

Konkretisht Neni 61 i këtij ligji me titullin “Mandati dhe emërimi i Anëtarëve të KQZ-së” e rregullon këtë çështje.

Aty, në paragrafin 7 të këtj neni thuhet “Mandati i kryesuesit të KQZ-së apo cilitdo anëtar të KQZ-së mund të ndërpritet përmes dorëheqjes ose nga Presidenti i Kosovës, me efekt të menjëherëshëm

Prokuroria

Prokuroria e shteit, sipas detyrës zyrtare apo siç njihet në terma juridik “ex officio”, në këso raste duhet të veproj shpejt.

Pse? Akuza e Kurteshit është shumë e rëndë: “Media kriminale e vrasësve me pagesë”. A nuk do të ishte në interes të drejtësisë dhe të opinionit publik që të gjindjej ky “vrasësi me pagesë?”. Tjetra, rrezikimi ndaj gazetarëve të Gazetës Nacionale. Nëse një akuzë e tillë, që vie nga një përfaqësues i partisë në pushtet, në organin kryesor për zgjedhjet në vend (e jemi në kohë post-zgjedhore) dhe lihet kështu në mjegull ka rrezik të përbëjë bazë të mjaftueshme për militantet partiakë që të sulmojnë gazetarët, siç ka raste të ndryshme në botë, që pas një ‘ftese’ të tillë gazetarët edhe janë vrarë.

Çka tha sot Sami Kurteshi?

Gazeta Nacionale ka përcjellë sot procesin e rinumërimit të votave me postë, përkatësisht disa kuti të tilla ku në qendrën e numërimit, veç tjerëve, ishte edhe zyrtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Ky i fundit, pyeti gazetarët se pse po e përcjellin.

“Pse po më vini prapa. A mu keni ardhë me m’përcjell a?”, thotë Kurteshi.

“Qëllimi juaj është me bë tituj kriminel për Vetëvendosjen. Media kriminale që e kanë një qëllim”, thotë Kurteshi.

“Ju pse jeni këtu? A mendoni se jeni tuj bë presion të vazhdueshëm…?” – pyet gazetarja e Nacionales, Kurteshin.

“Jo hajt zonjë ec allahile. Ju jeni media kriminale të vrasësve me pagesë”, përsërit ai.

“Prej gazetës Nacionale? Jo s’je gazetë, nuk kam pa gazetë Nacionale, ju nashta keni pa. jeni të instruktumë prej një krimineli që është përbaltës dhe ndihmës i vrasësve me pagesë”, thotë Kurteshi.

Edhe para pak ditësh, i njëjti person me emrin Sami Kurteshi, ishte në qendrën e numërimit ku po bënte presion ndaj vëzhguesve.

Gazeta Nacionale solli momentet në minutat më poshtë.

Lajme të ngjashme