Çka do të thotë vizita e shefit të CIA-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor?
Vizita e shefit të CIA-s, William Burns në Bosnje e Hercegovinë si dhe në Serbi, ndërsa ndoshta edhe në Kosovës (nuk është konfirmuar) ka prodhuar interpretime të ndryshme mbi atë se çka do të sjellë kjo vizitë e tij në rajon. Për analistët kjo vizitë është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Për profesorin e filozofisë dhe analistin kosovar, Blerim Latifi, kjo vizitë është një mesazh për Serbinë dhe një ndër vizitat më të rëndësishme amerikane në rajon.
Ai ka thënë se vizita e tij në Serbisë, do të thotë se SHBA ka identifikuar se serbët janë rreziku kryesor për destabilizimin e Ballkanit.
“Vizita e shefit të CIA's në Sarajevë dhe Beograd paska ndiku që Dodik hajvani me i hangër një nga një fjalët e veta. Apo qershitë e lagme, siç thonë nga anët tona. Serbët veç fjalorin e CIA's e marrin vesh. Ndërsa fjalët e buta i kuptojnë si favorizim për ta. Ndalesa e shefit të CIA's veç në Beograd dhe Sarajevë tregon se Ëashingtoni tanimë i ka identifiku serbët si rrezikun kryesor për destabilizimin e Ballkanit. Natyrisht kjo është vizita ma e rëndësishme amerikane e viteve të fundit në rajon, sepse kjo vizitë i rifreskon vijat e kuqe përtej të cilave secilin cub të Ballkanit e pret kosa.” – ka shkruar Latifi në Facebook.
Ndërsa, Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s, Ëilliams Burns, në rajon.
Ajo ka bërë me dije se kjo vizitë ka dy porosi dhe një nga to ka të bëjë për Kosovën.
“Vizita e papritur e shefit te CIA Ëilliams Burns ne rajon ka rendesi strategjike per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Vet fakti qe kjo vizite u realizua ne Bosnie dhe me pas ne Serbi tregon se porosia eshte per destabilizuesit e rajonit, mirepo ka dhe nje porosi te terthorte per Kosoven meqenese Dialogu Kosove - Serbi ishte po ashtu ne fokus. Me Ëilliam Burns kam pasur takim zyrtar ne Ëashington, ne Mars 2011, menjehere kur mora Detyren e Kryenegociatores ne Dialogun e Brukselit - Ne ate kohe Ëilliam Burns ishte Zevendes Sekretar Sheti i Amerikes.” – ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ndërkaq, Margarita Assenova, bashkëpunëtore e lartë në Fondacionin Jamestoën në Uashington, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “ka kohë që po shkakton probleme në Bosnje e Hercegovinë” dhe se kjo është bërë “më e dukshme dhe më e rrezikshme”.
Ajo theksoi se vizita e shefit të CIA-s, Ëilliam Burns i dërgon një mesazh të qartë Serbisë: "Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë veprimet e saj."
“Vizita e Burnsit është një mesazh shumë i mirë për Serbinë se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i tolerojnë veprimet e saj.” – ka thënë Assenova.
Sipas saj, nga problemet në Ballkan do të përfitonte Kremlini, sepse ato do t’i shpërqendronin Shtetet e Bashkuara dhe Evropën nga lufta ruse në Ukrainë.
Ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar se Drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns, të enjten do të jetë edhe në Kosovë, ndonëse një gjë e tillë as nuk është e lajmëruar e as konfirmuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës.