Çka do të thotë deklarata e amerikanit O’Brien për kryeministrin dhe Qeverinë Kurti? - NACIONALE

Çka do të thotë deklarata e amerikanit O’Brien për kryeministrin dhe Qeverinë Kurti?

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Për punën e ndalimit të dinarit, nuk ka pasur deri më tani deklaratë më të fushqishme dhe më syhapëse për qeverinë se qëndrimi i Ndihmëssekretarit amerikan i Shtetit, James O’Brien. Por kjo deklaratë nuk dihet nëse do ta shqetësojë Qeverinë e Kosovës, por ajo që dihet, sipas njohësve të zhvilimeve politike, është se kryeministri i Kosovës nuk po konsiderohet parnter i SHBA-ve.

Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”. – ishte përgjigja e O'Brien.

Rreth këtij deklarimi, njohësit e zhvillimeve politike në vend kanë shprehur mendimet e tyre se çka mund të pasojë për Kosovën dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Profesori univeristar, Milazim Krasniqi, thotë se deklarimi i O’Brien paraqet një ndryshim të qëndrimit amerikan ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se mbetet të shihet nëse presioni serioz nga ShBA-ja do ta shndërrojë Kurtin në një partner.

Kjo deklaratë e fortë e ndihmëssekretarit amerikan, O. Brajan, paraqet një ndryshim të qëndrimit amerikan ndaj qeverisë Kurti. Deri sot i kanë toleruar veprimet e pakoordinuara të qeverisë Kurti. Mbase me shpresë se do të transformohej në partner. Me gjasë ka qenë shpresë e vagullt. Megjithatë, mbetet të shihet a e transformon presioni serioz Kurtin në partner, apo bëhet e pakthyeshme linja e tij e konfrontimit me SHBA-në. Deri sot linja e tij kryesore ka qenë konfrontimi, me disa tërheqje taktike. Pas qëndrimit të fortë të O’Brajanit do të ketë më shumë qartësi. Do të shihet se a do të vazhdojnë SHBA të kenë edhe më tutje iluzione për “transformimin e kundërshtarit”, apo do ta “transformojnë” vetë, në mënyrën si ata mund ta bëjnë, kur nuk u mbetet zgjidhje e mirë.” – ka shkruar ai në Facebook.

Në anën tjetër, njohësi i politikës, Petrit Zogaj, ka thënë se Kurti nuk konsiderohet partner i Amerikës.

Zogaj ka treguar se çka mund të ndodhë nëse Amerika largohet nga Kosova, e që sipas tij, “Kurti po ben cmos qe ShBA te terhiqet nga Kosova”.

Kjo pergjigjie e ndihmes sekretarit O’Brien vetem eshte konfirmim qe SHBA aktualisht nuk e konsideron KM Kurtin partner, por nuk e thote troc, duke shpresuar ne nje kendellje eventuale te tij. Kurti po ben cmos qe ShBA te terhiqet nga Kosova. Nuk i duhet edhe shume mund. Jane shume shembuj ne bote ku ShBA eshte terhequr, dhe ato vende kane perfunduar ne duar te Vagner Grupit (Venezuela psh) E largimi i vemendjes se ShBA-se per Kosoven, do te thote hapesire ideale per Rusine qe te nxis ndonje konflikt ne veri, e te cilin Kosova nuk do ta fitonte kurre pa mbeshtetjen e aleateve perendimor. Sidoqofte, e rendesishme per politiken e jashtme te Kosoves eshte se cfare mendimi personal ka Donika per Kurtin-sa i mencur eshte ai dhe sa krenare ndihet ajo.” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, ish-deputeti i Kosovës dhe aktualisht analisti, Ilir Deda, ka thënë se për Kosovën ky ishte ndër mesazhet më të rënda që mori nga SHBA-ja.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të dihet se me një superfuqi si Amerika “nuk ka prishje të raporteve dhe rregullim pastaj”.

Në diplomaci zakonisht kur dalin mesazhe të tilla të rënda në publik. Ajo është faza finale e përplasjes mes dyja vendeve. Nuk është lehtë që ata me ia dhënë një mesazh të tillë Kosovës, sepse ata janë munduar më së shumti që ta përmbyllin suksesshëm pavarësinë tonë, ne po harrojmë që se kemi përmbyllur shtetësinë në aspektin ndërkombëtar.

Mund ta imagjinojmë brishtësinë e raporteve, por të njëjten kohë në Kosovë duhet të dihet se me superfuqi, nuk ka prishje të raporteve dhe rregullim pastaj. Vendimet të cilat merren nuk janë afatshkurta, sepse një administratë e tërë e cila e ndërton një pozicion të ri nuk kthehet lehtë pas më vonë e sidomos për Shtetet e Bashkuara.” – ka thënë ai në Klan Kosova.

Edhe analisti Agon Maliqi, në një reagim në Facebook, shkroi se deklarata e O’Brien është shumë shqetësuese dhe se gjuha e tij është alarmuese për nivelin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Amerikës.

Deklaratë shumë shqetësuese nga Jim O’Brien, i cili është përndryshe shefi i Escobar dhe nr.1 i SHBA për Evropë, i emëruar së voni. “Dora e djathtë” e Madeleine Albright. I përfshirë thellë në marrëveshjen e Dejtonit dhe në Rambuje. Dashamir i Kosovës dhe Bosnjes, ku së voni e paralajmëroi një linjë më mbështetëse ndaj boshnjakëve dhe kërcënuese ndaj Dodikut. U përpoq me gjasë të gjejë partner edhe në Kosovë, por kot. Gjuha e tij është alarmuese për nivelin e marrëdhënieve. Çfarëdo përparësie diplomatike që u krijua me budallakinë e Vuçiqit në Banjskë, tashmë Kosova po e shemb me dorën e vet.” – ka shkruar ai në Facebook.

Këto reagime të amerikanëve por edhe të zyrtarëve të vendeve të tjera të BE-së, po bëhen për shkak të ndalimit të dinarit serb dhe mosshtyrjes së vendimit për miratimin e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Mbete të shihet se cili do të jetë reagimi qeveritar ndaj qëndrimit amerikan në raport me partneritetin mes tyre.

Lajme të ngjashme