Çitaku: Vetvendosje nuk kanë lënë asnjë sektorë pa e shtrirë rrjetin e korrupsionit - NACIONALE

Çitaku: Vetvendosje nuk kanë lënë asnjë sektorë pa e shtrirë rrjetin e korrupsionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për medie ka “denoncuar”, korrupsionin në qeveri. Ajo referuar raportimeve të Nacionales, për rezervat shtetërore, aty ku u përfshi Ministria e Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, si dhe raportimeve të më hershmë për korrupsion me vaj, e me rrymë, ka thënë se tashmë Qeveria nuk ka lënë sektor pa e shtrirë rrjetin e korrupsionit.

Tutje Çitaku ka kërkuar që të gjitha këto afera të hetohen.

“Raportet e mediavde po tregojnë se eksponentë të lartë të partisë shtet nuk kanë lënë asnjë sektorë pa e shtrirë rrjetin e korrupsionit, përfshirë edhe në gjërat më esenciale si ryyma, gryri, vaji. Dje pamë po ashtu për abuzime të fondeve që janë paraparë për komunitete, dhe rastësisht doli që përfituan familjarë të kësaj qeverie, shumë prej tyre s’e patën idenë për çka i kanë përfituar këto. Më skandaloze se aferat, është mënyra se si Kurti dhe Qeveria po u qaset dhe po reagojnë karashi aferave. Në rastin më të mirë ka pasur indiferencë, shpërfillje, në rastin më të keq, mbrojtje të pashpjegueshme të akterëve të përfshirë në korrupsion, sulm histerik kundër prokurorisë dhe mediave. Ftojmë Policinë dhe Prokurroinë që urgjentisht të hetojnë të gjitha aferat e këaj qeverie, të mos lejojnë humbjen dhe prishjen e provave, siç humbi vaji dhe gruri.” – ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme