Çitaku: Sot do të duhej të ishim në seancë për ta shkarkuar bordin e ZRrE-së - NACIONALE

Çitaku: Sot do të duhej të ishim në seancë për ta shkarkuar bordin e ZRrE-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se sot Kuvendi do të duhej të mblidhej për të shkarkuar bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

Këto deklarata, ajo i bëri pas dështimit të 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Çitaku fajësoi kryeministrin në largim, Albin Kurti për ngërrçin politik “artificial”.

“Ne sot do të duhej te ishim në seancë për të shkarkuar bordin e ZRrE-së. Si pikë e parë, dhe si pikë e dytë, për t’i dhënë vendit një qeveri që do të punonte të adresojë sfidat dhe problemet e shumta me të cilat po ballafaqohet qytetari.

Për shkak të kryeneqësisë së Kurtit dhe insistimit të tij për të legjitimuar presionin si instrument, nuk votohet me diktat. Kemi një ngërrç politik artificial, ju bëjmë thirrje për reflektim” - tha ajo.

Lajme të ngjashme