Çitaku shpreh keqardhje “për mentalitetin që prodhon” kënga e Edona Llalloshit për Albin Kurtin - NACIONALE

Çitaku shpreh keqardhje “për mentalitetin që prodhon” kënga e Edona Llalloshit për Albin Kurtin

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës ka shprehur keqardhjr “për mentalitetin që prodhon” kënga e Edona Llalloshit për Albin Kurtin.

Simbas Çitakut, këndimi dhe thurrja heroike e Llalloshit ndaj Kurtit “është përtej marrëzisë” dhe madje edhe “e rrezikshme”.

Postimi i plotë:

Çfarë pamë nga tubimi i LVV-së në Zvicër ishte një nivel tjetër i marrëzisë.

E di që është e vështirë të kontrollosh çdo veprim të mbështetësve. Ata mund të të shkruajnë këngë, të bëjnë tatuazhe, madje edhe të ngrenë shtatore. Edhe kjo është e dëmshme për shëndetin demokratik, por deri diku e kuptueshme, sepse nuk kontrollohet lehtë.

Por kur një deputete i kushton këngë liderit në një ngjarje të organizuar nga vet partia, dhe lideri rri aty duke rrahur shuplakë, kjo nuk është më thjesht shije e keqe apo folklor politik. Kjo është përtej marrëzisë.

Kjo është e rrezikshme.

Jo për shkak të kualitetit të këngës, ai s’ka asnjë rëndësi, por për shkak të mentalitetit që promovon.

Lajme të ngjashme