Çitaku për përplasjen e presidentes me qeverinë: Edhe Osmani është fajtore
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas “shpërthimit” të presidentes Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se reagimi i Osmanit ishte befasues.
“Reagimi i presidentes sot ishte pak befasues, sepse ka bërë kjo ministre dhe kjo Qeveri gabime shumë më të mëdha se aq dhe nuk kemi dëgjuar as edhe një deklarim nga ana e presidentes. A do të thotë kjo se atëherë kanë qenë të koordinuar e tash jo?…po flas për faktin se Kosova është nënsanksione, fal vendimeve të papërgjegjshme të Qeverisë, Kosova sot është në listë me Rusinë dhe Bjellorusinë, pra nuk kemi dëgjuar asnjë kritike nga presidentja për këto vendime…pas një heshtje shumë të gjatë ajo reagojë”, ka thënë ajo në Tëvë1.