Çitaku: Fjala e Kosovës në OKB ka rëndësi vetëm nëse e mbështesin aleatët - NACIONALE

Çitaku: Fjala e Kosovës në OKB ka rëndësi vetëm nëse e mbështesin aleatët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Çitaku, e cila disa herë ka përfaqësuar Kosovën në Këshill të Sigurimit, ka thënë se në OKB rëndësi fjala e Kosovës ka vetëm nëse mbështet nga partnerët.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se është marrëzi që Qeveria e Kosovës e ka sjell situatën deri në këtë pikë.

“Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët. Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë. Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë. Sa më pak që të flitet në KSOKB për ne, aq më mirë”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të ngjashme