Çitaku: Fatkeqësisht, deputetit Albin Kurti nuk i bëhet vonë
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se kryetarit të VV-së, Albin Kurti nuk i bëhet vonë për krijimin e institucioneve të Kosovës.
Para fillimit të seancës së sotme, ajo ka vlerësuar se qeveria e Kurtit e ka sjell Kosovën nën sanksione.
”Fatkeqësisht deputetit Albin Kurti, nuk i bëhet vonë. Këto institucione kanë sjellë Kosovën në sanksione, pas 26 vitesh Kosova është në sansksione nga vendet që Kosovën e kanë ndihmuar në liri dhe procesin e pavarësisë”, është shprehur Çitaku.