Çitaku e PDK-së: Ku jeni nisë more kështu? - Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas tensioneve të fundit në tri komuna në veri të Kosovës.
Çitaku ka përmendur refuzimin dy kryetarëve nga radhët e VV-së për takim me ambasadorin e Amerikës, Jeff Hovenier.
Më tej, ajo ka kërkuar nga Qeveria që të koordinohet me aleatët për veprimet në veri.
“Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
Shkrimi i plotë i saj në Facebook:
29 Maj 2023, Kryetarët e Komunave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje refuzojnë takimin me Ambasadorin e SHBA dhe atë të B.E.
Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR Amerikan ishin bërë murë i gjallë në mes turmave agresive dhe zyreve komunale.
Ku jeni nisë more kështu?!
Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim.

Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë.
