Çitaku: Bllokada e institucioneve mban emrin e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut - NACIONALE

Çitaku: Bllokada e institucioneve mban emrin e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se bllokada e institucioneve të vendit mban emrin e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut.

Kjo pasi Kuvendi dështoi të konstituohet për herën e 22-të.

“Fatkeqësisht edhe sot Kuvendi dështoi të konstituohet. Bllokada e institucioneve ka emrin e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut.

Bëjmë ftesë për reflektim, qytetarët na kanë votuar për t’i adresuar problemet dhe sfidat e tyre, e jo për të përmbushur egot dhe kryeneqësinë.

Kosova është më e madhe se secili prej nesh” – tha ajo.

Lajme të ngjashme