Chollet takohet më përfaqësuesit e Listës Serbe
Lista Serbe, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka përfunduar takimi më me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet dhe pjesën tjetër të delegacionit amerikan që po qëndron sot në Kosovë.
Pjese e takimit ishte edhe i dërguari i ShBA-së, për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar si dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier.
LS, nuk ka dhënë shumë detaje se çfarë është diskutuar në takim vetëm atë se është diskutuar për situatën aktuale politike dhe atë të sigurisë.
‘’Përfaqësuesit e Listës Serbe me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet, ambasadorin për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeffrey Hovenier për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.’’- thuhet në njoftimin e Listës Serbe në Facebook.