Chollet pas vizitës në Kosovë: Bisedë e mirë rreth dialogut
Pas vizitës e takimit me liderët me të lartë shtetëror të mëkurën, Këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet vlerësoi se në Kosovë ka pasur një bisedë konstruktive me kryeministrin Albin Kurti rreth çështjes së dialogut.
Këshilltari amerikan vlerësoi angazhimin konstruktiv dhe fleksibil të Kosovës.
Chollet ka shkruar se tash e pret avancimin e marrëdhënive rreth Kosovës e Serbisë.
“Bisedë e rëndësishme me Albin Kurtin për dialogun. E vlerësojmë angazhimin e Kosovës në mënyrë konstruktive dhe fleksibile. Pres partneritet të vazhdueshëm për avancimin e përpjekjeve të vazhdueshme drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.”, shkruan Chollet në Twitter.
Good to meet with @VjosaOsmaniPRKS. Our 🇺🇸- 🇽🇰 partnership is steadfast. We commend Kosovo for solidarity with Ukraine in enacting sanctions, supporting refugees and journalists, and condemning Putin’s war. Grateful for Kosovo’s generosity in hosting Afghan evacuees & refugees. pic.twitter.com/4qO8frykMW
— Derek Chollet (@CounselorDOS) January 11, 2023
Kujtojmë se gjatë ditës së mërkurë, në Kosovë për një vizitë zyrtare qëndroi këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet.
Ky i fundit pati takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e partive opozitare, ata të stës serbe e shoqërisë civile.
Gjatë vizitës në Kosovë të mërkurën pati takim edhe me krerët opozitarë, si dhe me anëtarët e Listës Serbe.