Chollet flet me Kurtin, zbatimi i menjëhershëm i Asociacionit temë diskutimi
Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar në Twitter se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me takimin 2 majit në Bruksel.
Chollet tha se temë diskutimi me kreun e ekzekutivit kosovar ishte ndër të tjera edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe partneriteti i fortë mes SHBA-së dhe Kosovës.
“Bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurtin për takimin e liderëve të 2 majit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë”. - tha ai.
Very good conversation with PM @albinkurti about the May 2 leaders’ meeting on normalizing relations w/ Serbia through the EU-Facilitated Dialogue, the importance of implementing the Association for Serb-majority Municipalities immediately, and strong U.S.-Kosovo partnership.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) May 1, 2023
Për bisdën telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, ka njoftuar edhe kryeministri Kurti i cili e cilësoi një bisedë të mirë.
Më tej Kurti shtoi të ketë theksuar rëndësinë e zbatimit "në tërësi dhe në mirëbesim" të Marrëveshjës Themelore dhe Aneksit të saj.
"Patëm një telefonatë të mirë me Chollet sot, ku diskutuam axhendën e takimit të nesërm. Theksova rëndësinë që Marrëveshja Themelore dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen në tërësi dhe në mirëbesim. E falënderova gjithashtu për mbështetjen e SHBA-së." - shkroi Kurti.
Had a good phone call with @CounselorDOS Derek Chollet today, where we discussed the agenda for tomorrow's meeting. I emphasized the importance that the Basic Agreement & its Annex must be implemented in its entirety and in good faith. I also thanked him for the U.S. support.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 1, 2023
Çka pritet në takimin e 2 majit?
Tashmë janë konfrimuar dy temat kryesore në takimin më 2 maj me Kurtit dhe Vuçiqit. Asociacioni dhe deklarat për të pagjeturit janë temat që pritet të diskutohen në Bruksel.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Takimi do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve. Si pikë e parë e agjendës do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit. Pika e dytë do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera.” – ka thënë zëdhënësi Stano.
Pë takimin e ardhshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe emisari special i Bashimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se do të jetë i rëndësishëm.
Lajçak ka treguar se me Kurtin është takuar dhe janë përgatitur për takimin e ardhshëm më 2 maj në Bruksel.
“U takova me kryeministrin Albin Kurti për t'u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë një takim veçanërisht i rëndësishëm, dhe krahasova shënimet me ato perëndimore.” – ka thënë ai.