Çfarë të bëjmë për t’i ikur krizës së çmimeve
Përshëndetje lexues e dëgjues të gazetës Nacionale, me juve sonte jam unë Festim Gërguri, ku bashkë me një ekspert të ekonomisë do të diskutojmë rreth krizës ekonomike me të cilën po ballafaqohet vendi.
Rritja e çmimeve ka bërë që xhepi juaj të mos mund t’i përballojë të njëjtat të mira materiale që i keni gëzuar më parë. Kjo rritje nuk po kursen as produktet esenciale. Litri i vajit që jo shumë kohë më parë shitej për 0.9 euro, dje çmimi i fluturoi në 3 euro 49 cent [Pra, jo 49, por 50 centë].
Këtë na e kujtoi edhe Kurti nga një fabrikë e vajit në Gjilan, derisa bordi i tij në Autoritetin e Konkurrencës ka më shumë se 10 muaj që është jofunksional.
Pos vajit, edhe çmimet e produkteve tjera po çojnë krye çdo ditë. Kemi parasysh se rritja e tyre po vjen nga krizat e jashtme, por çfarë mund të bëjë Qeveria Kurti që të na ndihmojë?
E nëse paga juaj nuk po rritet si rezultat i krizave të jashtme, a po zhvlerësohet ajo [pagë] çdo ditë e më shumë si rezultat i inflacionit?
Në krejt këtë situatë ku çmimi sot është më i vogël e nesër më i madh, çfarë duhet të bëjë qytetari mesatar?
Në këto pyetje e tjera të ngjashme, me mua sot në Podcast të Nacionales është zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës – Sokol Havolli.