Çfarë ishte nënshkruar herën e fundit dhe çfarë do të nënshkruhet sot në Procesin të Berlinit në Tiranë?
Sot mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë të Shqipërisë. Samiti organizohet për herë të parë në një vend që nuk është anëtare e BE-së. Në këtë samit merr pjesë edhe kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërkohë nikoqiri i Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ku do të mbahet takimi.
Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet sot në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Ky samit organizohet për herë të parë në një shtet që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.
Deri më tani dihet se pjesë e këtij samiti do të jetë Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.
Kurti takon Scholz
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, Kurti ka udhëtuar të dielën drejt Tiranës për të marrë pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit.
Sipas njoftimi qeveritar, Kurti do të ketë takime bilaterale por në veçanti përmendet takimi i kryeministrit Kurti me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Tiranës ku do të merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Në margjina të samitit, Kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.” – thuhet në njoftim.
Ndërkohë, pak para fillimit të samitit, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar fotografi nga vendi ku mbahet sot samiti.
“MIRËMËNGJES dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë.” – ka shkruar Rama duke ia bashkëngjitur edhe fotografinë nga tyreza e diskutimeve.
Çka do të nënshkruhet sot?
Tema kryesore të këtij samiti do të jetë ntegrimi i Ballkanit Perëndimor në tregun unik të BE-së dhe tranzicioni i gjelbër dhe dixhital, ndërsa në axhendën e drekës së punës do të jenë marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Gjithashtu temë kryesore e këtij takimi do të jetë edhe situatë mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist në Banjskë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu, në këtë samiti pritet të nëshkruhet edhe një marrëveshje “Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikim profesional”.
Çka ishte nënshkruar në samitin e fundit?
Heren e fundit kur ishte mbajtur Samiti Procesi i Berlinin ishin nënshkruar tri marrëveshje, të cilat tashmë Kosova i ka ratifikuar në Kuvendin e Republikës.
Këto janë marrëveshjet që ishin nënshkruar.:
1. Mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të BP;
2. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve akademike;
3. Marrëveshja për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve të mjekësisë, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes CEFTA
Sipas agjendës, Samiti i Procesit të Berlinit do të fillojë në ora 11:00 dhe do të përfundojë në ora 18:30, ndërsa në ora 17:30 do të ketë konferencë e përbashkët për shtyp.
Ndërsa punimet pritet të fillojnë nga ora 11:00, ndërsa fjala e hapjes do të mbahet në ora 11:30.