Çfarë do të arrijë Qeveria e Kosovës gjatë 2024?
Shkruan: Shenoll Muharremi
Zakonisht për me pas mundësi me arritë diçka, fillimisht duhet me i pas objektivat dhe planin real me buxhetin përkatës për me arritë qëllimet specifike. Kryeministri i Kosovës e përmbylli vitin 2023 pa e kryer një ndër funksionet kryesore të tija: vlerësimin e punës së ministrave gjatë 2023.
Nëse ti nuk e vlerëson punën që është bërë, nuk di çfarë ka ndodhur e çfarë jo gjatë vitit të kaluar dhe nuk mundesh as një një plan të ri të hartosh. Vlerësimi është ndoshta hallka më e rëndësishme e menaxhimit dhe organizimit të qeverisë. Ska vlerësim, ska plan... dhe anasjelltas.
Plani dhe puna e qeverisë nuk bazohet në një plan të drejtuar e organizuar nga qeveria por nga disa veprime të ministrive kur kanë planifikuar buxhetin e tyre. Kjo nuk është një metodë e mençur dhe duhur. Në fakt është një metodë e mbrapshtë që nuk ka si të jep rezulte e të arrijë qëllime. Cilat qëllime? Nuk kemi. Populli i thotë kësaj: me qeverisë si pula pa kokë. Mund të arrish diçka po nuk do të arrish në destinacionin e duhur, se ti nuk di as çfarë dëshiron. Qeverisja, apo ardhja në qeveri, nuk është qëllim në vete por është mjet me arritë qellime publike.
Kjo i bie sikur të fillosh të ndërtosh një shtëpi por ti nuk e di sa dhoma do i kesh. As stukturën e shtëpisë. Nuk e di as sa kate do ketë shtëpia, por as materiali që të nevojitet. Askush nuk e di se si do të përfundoj kjo shtëpi. Për nevojat e familjes që do të jetoj dhe funksionalitetin e shtëpisë as që flitet e mendohet. Kjo nuk është një ekzagjerim.
Qeveria e ka një program veprimi katër vjecar por që është i vjetruar dhe nuk është azhurnuar asnjëherë, përkundër faktit që kemi kaluar në krizat e pandemisë covid dhe krizave financiale të inflacionit. Mesiguri që qeveria i ka instrumentet tjera si kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe buxhetet vjetore, por këto janë instrumentet qeveritare financiare. Pa pasur një plan se cfarë do të arrish e që duhet të jetë i kryeministrit, këto plane nuk mund të japin efikasitetin e tyre. Në fakt, këto dy instrumente financiare do të duhej të shërbejnë për zbatimin e planit të qeverisë dhe kryeministrit që nuk e kemi.
Ok, për ata që mund të mendojnë që ky narrativ është pak i ekzagjeruar, le të na tregojnë (a) cili është plani i qeverisë për 2024? (b) cilat janë qëllimet dhe objektivat që dëshiron të arrijë kryeministri e qeveria gjatë 2024? (c) Ku janë vlerësimet e ministrive për punën e tyre gjatë 2023 që janë të domosdoshme ma hartu një plan kredibil për 2024? (d) Sa janë targetet tona për rritje ekonomike, sa është numri i të punësuarëve që i arrijmë? (e) Cili është plani me pas rezulatet më të mira në PISA? asgjë nuk kemi.
Një çasje dhe qeverisje e tillë siguron që ne nuk do të jemi në gjendje të organizojmë dhe menaxhojmë qeverinë tonë. Rrjedhimisht, edhe këto pak resurse që i kemi në dispozicion, nuk do i organizojmë në atë mënyrë që me i arritë qëllimet tona. Cilat qëllime? As qëllimet për këtë vit nuk i kemi!
Ok, kjo nuk është fundi i botës. Kosova ende nuk ka një qeveri efektive që qeverisë dhe preokuptohet me politika publike. Ende kemi një stil të qeverisjes ndostha nga shekulli 19 ku puna kryesore është me mbledh taksat dhe me lëshu dokumente e leje... por jo edhe me zhvillu politika publike dhe me dizajnu objektiva dhe programe që gjenerojnë prosperitet dhe arrijnë potencialin e shoqërisë bazuar në resurset në dispozicion.
Ky shkim më shumë ka qëllim të ngitë vetëdijen e partive politike që kur vijnë në qeveri të jenë me serioze dhe të aplikojnë metodologji qeverisëse që jap efekt dhe të respektojnë rregullat e menaxhimit, organizimit dhe koordinimit të qeverisë. Me kaq pak resurse të kufizuara është e domosdoshme dhe imperativ me qenë shumë të diciplinuar në menaxhim të parasë publike dhe me apliku qeverisje proaktive që din cfarë dëshiron të arrijë dhe aplikon metodat e menaxhimit që arrijnë rezultatet e synuara.