Çështja e presidentit, ngritja e çmimeve: Kurti diskuton “dertet” e Evropës në një seminar në Barcelonë, “harron” hallet e Kosovës - NACIONALE

Çështja e presidentit, ngritja e çmimeve: Kurti diskuton “dertet” e Evropës në një seminar në Barcelonë, “harron” hallet e Kosovës

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti duket se nuk e ka me urgjencë çështjen e zgjedhjes së presidentit. Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në skadimin e afatit kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, ai nuk e ka parë të rrugës që të bëjë përpjeke të reja për këtë temë.

Në vend të kësaj, ai ka zgjedhur që vikendin ta kalon në Barcelonë të Spanjës për të diskutuar për “hallet” e Evropës në kohë trazirash gjeopolitik.

Derisa në Kosovë nuk po bën ndonjë përpjeke shtesë për të arritur unifikimin e spektrit politik dhe për të shmangur zgjedhjet e reja, ai ka treguar se po angazhohet për unifikimin e progresistëve evropianë.

Në profilin e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se në adresimin e tij në këtë seminar ka theksuar rendësin e unitetit në këto momente kur presionet globale po rriten.

Pata kënaqësinë të hap panelin dhe ta përmbyll atë në diskutimin me temën “Ku përfundon Evropa - vizion dhe pragmatizëm në kohë trazirash gjeopolitike”, me ç’rast theksova rëndësinë e unitetit, qartësisë dhe vendimmarrjes së guximshme nga progresistët evropianë në një moment kur presionet globale po rriten. Si kryeministër i një vendi nga Ballkani Perëndimor siç është Republika e Kosovës, ndava bindjen se rajoni ynë nuk duhet të shihet si periferi e Evropës, por si pjesë integrale e saj, historikisht, kulturalisht dhe politikisht. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm aspiratë, por nevojë për demokraci më të fortë, zhvillim ekonomik dhe siguri afatgjatë për të gjithë rajonin dhe vetë kontinentin”, ka shkruar Kurti.

Derisa i pari i Qeverisë merret me unifikimin e evropianëve, opozita ia ka rikujtuar detyrat e shtëpisë.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti nuk po e merr seriozisht kohen kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se kjo qasje dëshmon mungesë të vullnetit për stabilitet institucional.

Pas tri ditësh në Londër, Kryeministri Kurti paska vendosur t’i kalojë edhe tri të tjera në Spanjë, pa asnjë rezultat konkret për Kosovën. Ndërkohë, afati 34-ditor i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit po shkon drejt fundit, pa asnjë përpjekje serioze për konsensus. Kjo qasje dëshmon mungesë të vullnetit për stabilitet institucional dhe lë të kuptohet një orientim drejt krizave të njëpasnjëshme, në vend të zgjidhjeve për qytetarët. Kryeministër, kthehu e kryej punët e shtëpisë, ku të presin hallet e qytetarëve dhe shtetit. Lëri shëtitjet e samitet pa rezultat, se ke dëshmu që nuk është hajri yt në diplomaci!”, ka shkruar ajo.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka kritikuar kryeministritn Kurti për mosveprin në kohen kur ekonomia globale po futet në një krizë të rrezikshme.

Ajo ka bërë me dije se derisa qeveritë e vendeve të botes po ndërmarrin veprime konkrete për lehtësim të jetës se qytetarëve, Qeveria po rri anash.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se në këtë kohë kryeministri Kurti me shumë po rri jashtë shtetit.

Qeveria refuzon të lëvizë me politika fiskale, gjë të cilën po e bëjnë shumica e qeverive serioze. Deri më tani Qeveria nuk ka ofruar asnjë mbështetje për prodhuesit vendorë dhe nuk ka asnjë strategji për energjinë, varësia nga importi sidomos i energjisë po e gërryen sektorin edhe ashtu të vogël prodhues që kemi. Pra, bizneset vendore po përballen çdo ditë me rritjen e kostove dhe e vetmja gjë që kjo qeveri dëshiron të bëjë është që t’ua caktojë marzhat, jo kostot por marzhat e fitimit. Kriza nga bizneset kalon te qytetarët, përmes çmimeve më të larta dhe këtë ata po e ndiejnë çdo ditë. Derisa Qeveria po rri anash, kryeministri me shumë po rri jashtë shtetit”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme