Çështja e Presidentit, Hasani: Kurtit i duhet dikush absolutisht besnik, Osmani nuk është
Profesori universitar dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese në një intervistë për “KoSSeV” tha se Albin Kurti i Vetëvendosjes nuk synon ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Kjo, tha ai, “do të ishte vetëvrasje politike për të”.
Për çështjen e presidentit që duhe të zgjedhet deri më 4 mars dhe ambicien e dhënë nga Vjosa Osmani, ai shprehet skeptik:
“Kurtit i duhet dikush absolutisht besnik. Osmani nuk është e tillë”.
Sa i përket “Bordit të Paqes”, Hasani thotë se Kosova “nuk ka luksin ta refuzojë një iniciativë amerikane”.
Propozimin e Veton Surroi për shqyrtim në Komisionin e Venecias e quajti “të pakuptimtë”.
Për gjykimet në Hagë, ai tha se: “Nuk ka pasur ndërmarrje të përbashkët kriminale. Kjo nuk provohet”.
Hasani kritikoi edhe qasjen ndaj serbëve lokalë: “Linçimi politik ishte i pafalshëm dhe i papërgjegjshëm”.
Sipas tij, dalja e serbëve nga institucionet “ishte hap i gabuar që hapi rrugë radikalizimit”.
Ai paralajmëron se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “është më shumë se i sigurt” që do të bëhet.
“Sjellja e qeverisë ka legalizuar kërkesat për autonomi asimetrike”, përfundon Hasani.