Çështja e presidentit, Azemi i LDK-së: Ky i do të gjitha për vete, nënshtrimin për pushtetin e tij - NACIONALE

Çështja e presidentit, Azemi i LDK-së: Ky i do të gjitha për vete, nënshtrimin për pushtetin e tij

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretari Organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se Albin Kurti i Vetëvendosjes dëshiron ta ketë edhe institucionin e presidentit dhe se i do “të gjitha për vete.”

Azemi shtoi se Kurti nuk kërkon marrëveshje politike për shtetin, “por nënshtrim për pushtetin e tyre.”

“Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, sepse Albin Kurti i deshi të gjitha pozitat për vete! Për 53 ditë e mbajtën peng gjetjen e një zgjidhje për Presidentin e vendit. Nuk po kërkojnë marrëveshje për shtetin, por nënshtrim për pushtetin e tyre.

Problemi nuk është mungesa e takimeve. Problemi është mungesa e vullnetit të Kurtit për ndarje të drejtë të pushtetit dhe për një marrëveshje që e respekton demokracinë. Kush i do të gjitha për vete, në fund rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin.

Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike.

Lajme të ngjashme