Ç’është Kolegji Zgjedhor dhe si e zgjedh presidentin e ShBA-së? - NACIONALE

Ç’është Kolegji Zgjedhor dhe si e zgjedh presidentin e ShBA-së?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kur amerikanët të votojnë të martën, ata nuk i zgjedhin drejtpërdrejt kandidatët për president. Votuesit votojnë në të vërtetë për ata që quhen “zgjedhës”, të cilët më pas do t’i japin votat për president dhe nënpresident më 17 dhjetor.

Në mënyrë kolektive, zgjedhësit nga të gjitha 50 shtetet amerikane dhe Distrikti i Kolumbias quhen “Kolegji Zgjedhor”, raporton televizioni CNN.

Kandidati presidencial që e fiton shumicën e votës popullore në natën e zgjedhjeve nuk e fiton patjetër garën për Shtëpinë e Bardhë. Për ta fituar presidencën, një kandidat duhet t’i ketë shumicën e votave në Kolegjin Zgjedhor.

Si funksionon Kolegji Zgjedhor?

Kolegji Zgjedhor përbëhet nga 538 zgjedhës që i përfaqësojnë të gjitha 50 shtetet amerikane dhe Distriktin e Kolumbias.

Secili shtet ka mes tre e 54 zgjedhës në Kolegjin Zgjedhor. Numri i zgjedhësve përcaktohet duke mbledhur numrin e përgjithshëm të senatorëve dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve nga ai shtet.

Një kandidati për president i nevojitet shumica e votave të Kolegjit Zgjedhor – 270 – për të fituar.

Pas zgjedhjeve, zgjedhësit takohen në shtetet e tyre përkatëse në të martën e parë pas të mërkurës së dytë në dhjetor për t’i dhënë votat për president dhe nënpresident. Këtë vit, zgjedhësit do të takohen më 17 dhjetor.

Rezultatet e Kolegjit Zgjedhor numërohen dhe certifikohen në një seancë të përbashkët të Kongresit më 6 janar.

Trembëdhjetë shtete do të kenë numër tjetër të votave në Kolegjin Zgjedhor në krahasim me zgjedhjet e kaluara presidenciale.

Lajme të ngjashme