CdM: Spajiq dhe Scholz thanë që Kosova anëtarësohet në KiE pas nisjes së Asociacionit
Portali malazez “CdM” thotë se kanë mësuar jozyrtarisht se në takimin e Kryeministrit të Mali të Zi, Millojko Spajiq me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, është biseduar për atë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të ndodh “pas nisjes” së Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.
Ndonëse nuk specifikohet më tej se çka-e-qysh, qëndrimi zyrtar gjerman i shprehur nga Scholz është që për votën gjermane pro anëtarësimit të Kosovës, qeveria kosova duhet të ndërmerrë “hapa konkretë drejt Asociacionit në lidhje me aplikimin e Kosovës në KiE”.
Në tekstin e medias malazeze përmendet se çështja ka të bëjë me miratimin e draft-Statutit të Asociacionit dhe dërgimin e tij për rishikim kushtetetues.
Mali i Zi ka votuar kundër Kosovës në një fazë të mëhershnme, ndërsa kryeministri malazeze Spajiq ka thënë pa dhënë detaje se “vota e Malit të Zi ndaj Kosovës merret vesh në mes të majit”.
Rreth raportimit të CdM-së, ka reaguar edhe ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petri Selimi.
“Fatkeqe dhe e padrejte por jo e papritur. Unë mendoj se ky burim është disi i gabuar. Kosova pritet të tregojë progres (do të thotë të dërgohet statuti në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim) dhe jo të ‘themelojë’ ASMM-në aktuale. Pra, ka pak rreshta argjendi sado dobët”, ka shkruar ai në “X”.
Unfortunate and unfair but not unexpected. I do think this source is somewhat wrong. Kosovo is expected to show progress (meaning sent statute to Constitutional Court for assessment) not “establish” the actual ASMM. So there’s some silver lining however tenuous. https://t.co/3d49wOcZsK
— Petrit Selimi (@Petrit) May 5, 2024