Cakolli: Shkarkimi i rektorit vazhdimësi e luftës kundër arsimit cilësor - NACIONALE

Cakolli: Shkarkimi i rektorit vazhdimësi e luftës kundër arsimit cilësor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar ndaj shkarkimit të rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shtatë vite më parë ishte shkarkuar një rektor i UP-së, duke shtuar se shkarkimi i rektorit sot është vazhdimësi e luftës kundër arsimit cilësor.

Edhe fiks sot shtatë vite më parë ishte shkarkuar një rektor i UP-së, pikërisht pse synonte integritet akademik – e që i pengonte shumëkujt, sidomos politikës. Ata që e kanë katandisur arsimin në këtë situatë janë konsistentë në këtë qëllim. Prandaj edhe shkarkimi i rektorit sot nuk është koicidencë. Është thjesht vazhdimësi e luftës kundër arsimit cilësor.”, ka shkruar Cakolli.

Lajme të ngjashme