Cakolli paralajmëron: Mund të ketë ngërç kushtetues e politik - NACIONALE

Cakolli paralajmëron: Mund të ketë ngërç kushtetues e politik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim tha se 12 mijë votat nga diaspora nuk mund të kenë ndryshime në proces zgjedhor.

Ai gjithashtu vuri në dukje se refuzimi i Listës Serbe për ta votuar qeverinë mund ta dërgojë vendin në një ngërç kushtetues.

“Me qenë se ende nuk është e qartë se Lista Serbe do të ketë nëntë apo dhjetë mandate. Skenari kur Lista Serbe fiton dhjetë mandate dhe pastaj refuzimi i Listës Serbe për ta votuar qeverinë do të mund të fuste vendin në ngërç kushtetues përshkak se përcaktimet aktuale kushtetuese thonë se qeveria duhet të ketë të paktën një ministër nga radhët e komunitetit serb. Nëse i njëjti nuk është deputet nga radhës e partisë që ka shumicën për votimin e tij duhet votim paraprak nga deputetët e grupit parlamentarë”, tha Cakolli.

Lajme të ngjashme