Bytyqi e AAK-së: E turpshme që një kryeministër t’i kushtëzon deputetët e opozitës
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka kritikuar kryeministri Albin Kurti, i cili sot ka refuzuar të iu përgjigjet në pyetjet e deputetëve të opozitës.
Ajo ka vlerësuar se ky veprim i kryeministrit është i turpshëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, Bytyqi ka shkruar se kryeministri dhe ministrat e tij e kanë obligim të iu përgjigjen pyetjeve parlamentare.
“Në shenjë proteste sot lëshuam seancën e Kuvendit. Të detyruar sigurisht! Është e turpshme që një kryeministër i kushtëzon deputetët e opozitës për mospërgjigje në pyetjet tona nëse nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Kryeministri dhe ministrat e tij e kanë obligim llogaridhënien dhe transparencën për qytetarët dhe nuk mund të fshihen me arsyetimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Mjaftë i mshefët dështimet tuaja duke ikur nga përgjegjësitë”, ka shkruar Bytyqi.