Buzhala: Turqia historikisht na ka dashur si myslimanë e jo si shqiptarë, qe pse jam kundër Erdoganit - NACIONALE

Buzhala: Turqia historikisht na ka dashur si myslimanë e jo si shqiptarë, qe pse jam kundër Erdoganit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala e ka bërë një video gati 8-minutëshe, në të cilin ka treguar qëndrimet e tij rreth të kaluarës së marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë. Në videone tij, Buzhala thekson se Turqia i ka dashur shqiptarët si myslimanë e jo si shqiptarë.

Tutje, Buzhala vlerësoi se tema rreth Rexhep Tajip Erdoganit, president aktual i Turqisë, është një nga temat që i ndan qytetarët e Kosovës më së shumti.

Në videon e tij, Buzhala tregon arsyet se pse është kundër Erdoganit, i cili do të garojë edhe për një mandat tjetër në raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahen me 28 maj.

Lajme të ngjashme