Buzhala: Tirana interesant, nga Durrësi kurrgjë - NACIONALE

Buzhala: Tirana interesant, nga Durrësi kurrgjë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala, thotë se rezultatet nga Tirana janë interesante sepse ‘shfaqin një vend pluralist’ për dallim prej shumë qendrave të tjera në Shqipëri.

Kështu deklaroi Buzhala në Top Channel:

Tirana po duket interesant, u bënë pesë kuti të futura në sistem. Qartazi PS është e para, por ajo që duket interesant është se të gjitha partitë e reja kanë marrë dicka. Tirana duket më ndryshe sesa Shqipëria.

Nëse në veri është vetëm PSD që po garon, në Tiranë ka një pluralitet së paku prej pesë subjekteve politike, që kanë ambicie të marrin dikush një mandat, dikush dy, dikush tre, megjithatë është ende herët.

Brengosëse është ajo që po ndodh në Durrës, nuk ka as tensione, as për kurrgjë, asnjë kuti, kurrgjë të raportume. Po ashtu edhe Fieri ishte shumë pak, me një kuti të numëruar”, tha ai.

Lajme të ngjashme