Buzhala për bisedën Kusari-Radojçiq: S'është e befasishme - NACIONALE

Buzhala për bisedën Kusari-Radojçiq: S'është e befasishme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, duke komentuar bisedën e publikuar në Nacionale ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radojçiqit, ka thënë nuk e Kusari-Lilën dhe askënd tjetër për “tradhti kombëtare”.

Megjithatë, ai shtroi pyetjen që i gjithë opinionin publik janë kuriozë ta dinë, pse shefja e grupit parlamentar të pushtetit s’ndjente siklet ndërsa bisedonte me Radoiçiqin?

“Nuk është një bisedë e befasishme kjo, sepse me qenë e befasishme ty kur të thirr dikush ti i thua cili Milan, por ti po e pret. Me asisoj lehtësie, unë në asnjë formë nuk e lidha Mimoza Kusari-Lila e askënd me tradhti kombëtare”.

“Alo zemlake te na është përdorur, edhe shqip është përdorur kur ke dashur me pas siç thotë n’BigBrother afirmimet, me pas njëfarë afërsie i thu zemlake”, ka thënë Buzhala në "Pressing"

Lajme të ngjashme