Buzhala: Opozita duhet ta bëj një Qeveri bashkë, qoftë edhe për një vit - NACIONALE

Buzhala: Opozita duhet ta bëj një Qeveri bashkë, qoftë edhe për një vit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala, thotë se opozita duhet ta bëj qeverinë, qoftë edhe për një vit. Ai thotë se qeveria që do ta formonte opozita, do të duhej të shkonte për vizitë në ShBA, ta bënte marrëveshjen për gazin dhe disa hapa të tjerë – siç shprehet Buzhala si vijon:

Opozitari nuk do të duhej të kompleksohej prej faktit ta bëj një qeveri bashkë, qoftë edhe për një vit.

Alarmimi dhe helmimi prej Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë bë situatën sikur kur bëhen bashkë këta, këtu ka me u kthy krimi dhe haraçi, cka nuk është e vërtetë është se më shumë ka pasë krim dhe haraç nën Lëvizjen Vetëvendosje.

Çka kisha pritë prej tri partive kryesore, LDK, PDK dhe AAK plus shumicë joserbe, me pasë shumicë të qëndrueshme dhe brenda vitit t’i rikthejnë raportet me SHBA-të, qoftë edhe me një vizitë në SHBA, me i nis hapat e parë për një marrëveshje për gazin, me i kry disa projekte.

Kur të vjen puna te presidenti, besoj fuqishëm që duhet ta propozojnë një kandidat konsensual, nëse e bllokon Vetëvendosja, punë e madhe, shkojmë në zgjedhje.

Situatë më të tensionuar se kaq, nuk mundet me pasë edhe pas një viti”, thotë ai.

Lajme të ngjashme