Buxheti për vitin 2025 cilësohet anti-Kushtetues, amendamentet e opozitës nuk u pranuan
Debati për buxhetin e vitit 2025 ende po vazhdon. Partitë opozitare të vendit (PDK, LDK e AAK) po e kritikojnë ndarjet buxhetore që ka bërë Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministrit, Albin Kurti. Për opozitë, buxheti për vitin 2025 është skandaloz dhe kundër Kushtetutës. Në anën tjetër, buxheti është votuar javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë për Ekonomia Online, ka thënë se buxheti për vitin 2025 është antikushtetues.
Ajo këtë e ka bazuar në ndryshimin e vlerës së koeficientit pra që nuk lejohet të rritet sasia e koeficentit.
“Buxheti është thjeshtë planifikim, buxhetin e shoh në termet e realizimit sidomos për këtë Qeveri që tanimë i ka shpenzuar katër buxhete asnjëherë nuk e ka realizuar atë qe e ka planifikuar, andaj ky buxhet e kemi parë që një buxhet tranzitor është thjeshtë për janar edhe shkurt, nuk ka asnjë lloj rëndësie se sa kanë planifikuar ata, sepse në zgjedhjet e 9 shkurtit ka me dal një qeveri e re e cila duhet në javët e para me bë rishikim e saj dhe me reflektuar programi dhe zotimin që kanë dhënë dhe jam e sigurt që do të jetë Qeveria e LDK-së. Buxheti ka një problem, është kundër kushtetues sepse flet për vlerën e koeficientin ndërkohë që me ligjin e pagave nuk lejohet të rritet sasia e koeficienteve me ligj të buxhetin por me ligj të pagave është e caktuar që të ndryshohet vlera montare e koeficientit”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka thënë se për herë të pestë nuk pranohet asnjë amandament i opozitës.
“Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës që me një nen të ligjit të buxhetit të ndërrohet komplet shtojsat e një ligji tjetër. Ajo çfarë lejohet në nenin 33 të ligjit të pagave është që çdo vit me ligj të buxhetit të caktohet vlera e koeficientit. Nga raporti me amendamentet dhe e rikonfirmon atë që e kemi thënë që sa vite asnjë amendament nga partitë opozitare nuk është pranuar, ka pasur amendamente ky është buxheti i pestë, mos të harrojmë në vitin 2021 kanë qenë dy buxheti ka qenë rishikimi dhe planifikimi për 2022. Është buxheti i pestë që e planifikohet dhe nuk pranohet asnjë amendament i opozitës”, u shpreh Bajrami.
Ndërkaq, Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelar Tahiri, ka thënë se buxheti për vitin 2025 është i kontaminuar.
Ai në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se votimi i projektbuxhetit është mbështetje e skemave kriminale.
“Kërkoj që ky buxhet të mos vihet fare në lexim të dytë. Kanë dal një mori ngjarjesh kriminale. Votimi i këtij projekt buxheti do të thotë mbështetje e këtyre skemave kriminale. Ky është buxhet i kontaminuar. Duhet t’i nënshtrohet një diskutimi të thellë dhe jo në procedura të përshpejtuara. Këta njërz që kanë marrë skemat kriminale, 30 për qind nga subvencionet dhe grantet do t’i marrin edhe vitin tjetër. Kërkoj që ky projekt të kthehet prapa.” – ka thënë Tahiri
Ndërsa, Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kush e voton buxhetin e paraparë për vitin 2025, do të jetë i turpëruar.
Tahiri në Kuvend ka deklaruar se seanca e kundërligjshme u fut në rend dite me procedurë të përshpejtuar, pa u dhënë mundësiën deputetëve të kontribuojnë në hartim.
“Procedura se si ka ardhur buxheti i vitit 2025 në lexim të dytë është procedura e cila do ta turpëroj përgjithnjë në jetën parlamentare shumicën. Seanca kundërligjshme u fut në rend dite, me procedurë të përshpejtuar duke e ngulfatur mundësin e deputetëve që të marrin pjesë të diskutojnë, si dhe të kontribuojnë në hartimin e buxhetit të shtetit. Është një moment që do të turpëroj të gjithë ata që votojnë këtë ligj për shkak se ju ka pamundësuar secilës organizatë buxhetore që të diskutohet.” – ka thënë Tahiri.
Në anën tjetër Qeveria Kurti është mburr me buxhetin i cili kap vlerën e 3.6 miliardë eurove.