Bujar Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së - NACIONALE

Bujar Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se Kosova e meriton të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Kështu ka deklaruar Osmani gjatë takimit të Komitetit të Ministrave në Strasburg, ku ka theksuar se anëtarësimi do të ndikojë edhe në stabilitetin e bashkëpunimit.

“Është e një rëndësie të madhe që ne të mos i shmangemi përqafimit të anëtarëve të rinj që ndajnë vlerat dhe angazhimet tona. Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht e kemi mbështetur ofertën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mirëpresim opinionin që rekomandon Komitetin e Ministrave që ta ftojë Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.” - tha Osmani.

Besojmë se qytetarët e Kosovës meritojnë të mbrohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe instrumentet tjera dhe se anëtarësimi i hershëm do të lehtësojë vazhdimin e reformave dhe gjithashtu do të kontribuojë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”.

Lajme të ngjashme